Photo

Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu

Dekane

+381(0)38 512 221 [email protected]

Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu, me një përvojë mbi 30 vjeçare klinike dhe akademike, është fokusuar në edukimin mjekësor, publikime dhe në teknika inovative të mësimdhënies.
Si anatomo-patologe është trajnuar në Zagreb, Kroaci, ndërsa si patologe kirurgjikale në “Memorial Sloan-Kettering Cancer Center”-MSKCC/NY, SHBA dhe “European School of Pathology”-EScoP”, në Torino të Italisë.
Më tutje, participoi si Erasmus Mundus/Basileus/Profesor vizitor në Universitetin e Romës “La Sapienza” dhe si pjesë e Grupit Compostela të Universiteteve në “Basque Country University” në San Sebastian, Spanjë.
Si Prorektore e Universitetit të Prishtinës, punoi në strategjinë, misionin dhe vizionin e ndërkombëtarizimit të Universitetit.
Kontribuoi në përpilimin e Programit Kombëtar të Shkencës për zhvillimin e shkencës në Kosovë, si dhe ne përpilimin e Kornizës për Vlerësimin e e Institucioneve Shkencore si anëtare e Komisionit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar të Shkencës (KKSH).
Participoi si përfaqësuese e Kosovës për Edukimin Mjekësor Evropian-MEDINE në zhvillimin e edukimit mjekësor Evropian.
Shërbeu si Drejtoreshë e Instituteve Paraklinike, Shefe e Studimeve të Doktoratës dhe Kryetare e Komitetit Specialistik për Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore.
Poashtu, kontribuon si anëtare e bordeve editoriale dhe si recenzuese në shumë revista evropiane. Ka botuar numër të konsiderueshëm të publikimeve në revista ndërkombëtare, ka prezantuar punime shkencore-profesionale në kongrese dhe konferenca Evropiane, Botërore dhe Vendore, si dhe kontribuon si ligjëruese e ftuar gjithandej; ka dhe libra origjinale dhe të përkthyer.
Aktualisht, është Dekane e Fakultetit të Mjekësisë, Profesoreshë e Anatomisë patologjike; Kryetare e Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit, zv. Kryetare e Task Forcës Mediterane për Kontroll të Kancerit (MTCC); anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Internacional kundër Kancerit (UICC) dhe të Shoqatës Evropiane të Patologjisë.