Photo

Visar Muçaj

Sekretar

+381 (0) 38 500 600 2567  [email protected]

Koordinon, organizon dhe mbikëqyrë punën e personelit  të zyrës administrative të Fakultetit,
 
Përgatitë materialet për mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe të organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit dhe merr pjesë në mbledhje,
 
Harton procesverbalin dhe ekstraktin e procesverbalit nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit dhe  të organeve tjera të Fakultetit,
 
Përpilon vendimet, konkluzionet dhe rekomandimet nga mbledhjet e këshillit të Fakultetit,
 
Përpilon propozimet nga mbledhjet e organeve ndihmëse të këshillit të Fakultetit,
 
Përgatitë vendimet të cilat i nxjerr dekani i Fakultetit në kuadër të kompetencave të tij.
 
Në bashkëpunim me zyrtarin e lartë të studimeve master dhe të doktoratës udhëheq dokumentacionin për fitimin e titullit akademik në studimet master dhe të doktoratës në fazat prej paraqitjes së punimit deri në mbrojtjen e punimit, 
 
Përfaqëson Fakultetin në organet gjyqësore dhe organet e administratës sipas autorizimit të dekanit dhe sekretarit të përgjithshëm,
 
Në bashkëpunim me komisionet përkatëse bën përpilimin e akteve normative të Fakultetit, 
 
Kryen punët administrative dhe juridike nga marrëdhënia e punës dhe mbanë evidencën dhe të dhënat e personelit në pajtim me ligjin dhe aktet e Fakultet dhe te Universitetit, 
 
Në bashkëpunim me prodekanin për mësimdhënie dhe kërkime shkencore përcjellë dhe mban evidencën për procedurën rreth zgjedhjeve dhe avancimeve të personelit akademik.