Universiteti i Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Milanos në Itali në fushën e Mjekësisë përkatësisht Farmaci, në kuadër të programit Erasmus + Mobility të Komisionit Europian për smesterin veror 2017

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
•    Shkëmbimin e studentëve për studimet Master duke ofruar bursa për studentët e UP-së.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
•    Master: Studentët duhet të jenë të regjistruar në studimet Master në Universitetin e Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, në programe të ngjashme për të cilat aplikoni. Të drejtë aplikimi kanë studentët të cilët janë në përfundim të studimeve dhe dëshirojnë të bëjnë hulumtim në fushën e Farmacisë.

Bursat përfshijnë:
•    Kompensimin 850 EUR në muaj për studentët;
•    Kostot e udhëtimit deri në 275 EUR;

Kohëzgjatja e bursave:
•    Master (në kohëzgjatje prej afërsisht 4 muaj )

Fushat e studimit:
•    Farmaci

Periudha e fillimit të mobilitetit për studentët është: Janar 2017

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët të nivelit Master janë:
-    Vërtetim studenti  (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik);
-    Certifikata e notave/Transkripta (në gjuhën angleze ose i përkthyer nga përkthyes të licencuar);
-    Certifikata e gjuhës angleze (Niveli minimal i gjuhës angleze B1) ;
-    CV (në gjuhën angleze) ;
-    Një letër motivimi (në gjuhën angleze) ;
-    Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze).


Afati për aplikim për semestrin dimëror është deri më 1 nëntor 2016
Dokumentet me titull " University of Milano" duhet të dërgohen të skanuara tek: [email protected] , [email protected] .

Luteni që të gjitha dokumentet t’i dërgoni të bashkangjitura në një e-mail.
Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Për më shumë informata rreth bursave mund të na kontaktoni në e-mail ose të na vizitoni në: Zyra për Marrëdhënie me Jashtë, Biblioteka Universitare, Rr. Eqrem Çabej, Prishtinë.