Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për zgjedhjen e personelit akademik

    Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit


    Zgjedhja e personelit akademik do të bëhet në pajtim me dispozitat e Statutit të Universitetit të Prishtinës.

    Kandidatët që paraqiten në konkurs duhet t’i paraqesin këto dokumente: kërkesën me biografi, kopjen e diplomës përkatëse, certifikatën e lindjes, ndërsa ata të cilët janë të punësuar në Fakultet duhet ta paraqesin edhe vendimin e zgjedhjes së fundit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për ata që aplikojnë.

    Njohja e gjuhës angleze apo e ndonjë gjuhe tjetër të huaj është përparësi për konkurruesit.

    Kandidatët që kanë doktoruar ose magjistruar jashtë vendit duhet të sjellin edhe dëshmi për nostrifikimin e diplomës përkatëse.

    Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e shpalljes në gazetë, respektivisht deri më 04.05.2011.

    Për më shumë informata shkarkoni dokumentin.

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
30123456
78910111213
1415161718 1920
212223 24252627
28293031123
45678910