Momente nga webinari i ligjëruesit David Robershtaw nga Universiti i Derbit në Britaninë e Madhe për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Cikli i webinareve online organizohet për studentët e Infermierisë dhe Mamisë nëpërmjet E-Laboratorit, të themeluar rishtazi nga FM. Ky është një moment i rëndësishëm për FM që lidh studentët e FM me ekspertët në mbarë botën dhe shpresojmë që kjo do të modernizoj dhe përmirësoj cilësinë e mësimdhënjes dhe mësimnxënjes në FM.