Stafi i Fakultetit të Mjekësisë, publikon në revistë më impakt faktor 38.6! E tërë kjo fal punës së asistentit të Departamentit të Farmacisë PhD Dardan Hetemi, i cili si autor i parë në bashkëpunim më Profesor Emeritus Jean Pinson, ka arritur që për herë të parë në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë të botoj artikullin më titull “Surface functionalization of polymers” në revistën prestigjioze shkencore “Chemical Society Revieë” e cila publikohet nga “Royal Society of Chemistry”. Në këtë artikull prezentohen të arriturat e fundit sa i përket modifikimit të polimerëve dhe mundësia e aplikimit të tyre në fushën e mjekësisë. Dardan Hetemi aktualisht është asistent në Degën e Farmacisë, Fakultetin e Mjekësisë-Universitetin e Prishtines “Hasan Prishtina”. 

 
Aritikullin mund t’a gjeni në: http://pubs.rsc.org/en/content/articlelanding/2017/cs/c7cs00150a#!divAbstract


Për të parë njfotimin e plote kliko këtu