Me dhembje e pikëllim morëm lajmin për vdekjen e profesoreshës sonë e bijës Suaj të respektuar Prof. Ass. Dr. Dafina Mulla. Padyshim, Prof. Mulla për neve si staf i UP-së ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesoreje të kompletuar e të palodhshme sikundër që edhe figureje e një intelektuale brilante. Dhembja na u bë më e madhe për faktin që Prof. Mulla na la shumë e re ngase vendosi që përgjithmonë të mbetet e re. E tillë e re do mbetet e paharruar e do të përkujtohet nga plejadë e gjeneratave të ardhshme – përfundon telegrami i rektorit Dema.
Me këtë rast, njoftojmë opinionin e gjerë se Rektorati i Universitetit të Prishtinës bashkë me Fakultetin e Mjekësisë, të Mërkurën nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, në shenjë nderimi për veprën e saj, do të mbaj mbledhje komemorative.