Ftesë për pjesëmarrje në ditën informuese për Bursa në Programin JoinEU-SEE>PENTA

07 shtator @ 09:49
 

Data: 04. Dhjetor.2014
Ora: 11:00-12:30
Vendi: Amfiteatrin i Madh i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës

Zyra për marrdhënie me jashtë e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” organizon ditën informuese në kuadër të programit për bashkëpunim dhe mobilitet në fushën e arsimit të lartë Erasmus Mundus programi: JoinEU-SEE>PENTA që ka hapur thirrjen për aplikim me datën 3 nëntor 2014 dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt 2015.

Ftojmë të gjithë studentët, asistentët dhe profesorët të intersuar të marrin pjesë në këtë aktivitet që do të mbahet të enjtën, më 4 Dhjetor 2014, prej orës 11:00 deri në orën 12:30 në Amfiteatrin e Madhë të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.

Në këtë thirrje për aplikim të programit JoinEU-SEE>Penta do të ketë vetëm shkëmbim në studimet e doktoratës, post-doktoratës dhe lëvizëshmërisë së stafit.

Për më shumë informacione rreth projektit vizitoni adresën elektronike të këtij projekti: www.joineuseepenta.eu
Zyra për marrëdhënie me jashtë​

 
 

Share This Page

 
 
 
 
 

Kalendari

    «tetor»
    MaEnPrShDi
    2526272829301
    2345678
    9101112131415
    16171819202122
    23242526272829
    303112345