Photo

Prof. Asoc. Dr. Ibrahim Rudhani 

Prodekan për çështje shëndetësore

+381(0)38 512 221 [email protected]

 Prof.Ass.Dr.Ibrahim Rudhani, me një përvojë mbi 20 vjeçare klinike dhe profesionale, është fokusuar në edukimin mjekësor, profesional si dhe në avansimin e teknikave të mësimdhënies. Si internist nefrolog është trajnuar në Prishtinë, Tiranë dhe si ultrasonist është trajnuar në Shqipëri, Laipcik dhe Haidelberg të Gjermanisë. 
Kontriboi në përpilimin e programeve dhe sylabuseve për shkencën e nefrologjisë në Kosovë si dhe në përpilimin e korrnizës për vlerësimin e profesionalizmit të institucioneve sekondore dhe tërciare për lëmin e nefrologjisë në Kosovë. 
Shërbeu si Drejtor I Klinikës së Nefrologjisë, Shef I Repartit të Nerologjisë Invazive, Kryetar I Komitetit Specialistikë për Nefrologji dhe Urologji,  Nënkryetar I Komitetit Specialistikë për Nefrologji. Është autor dhe koautor i mbi 40 punimeve shkencore. 
Aktualisht është Prodekan për Ç ‘ështje Shëndetësore në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, Profesor I lendës: Hyrje në Mjekësi dhe Mjekësi Familjare po në këtë Fakultet. Kryetar i Komitetit Specialistikë për Nefrologji dhe Urologji, është  Nenkryetar I Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës, anëtar I shoqatës së Internistëve të Kosovës dhe anëtar me të drejta të plota i Shoqatës ERA – EDT dhe BANTAO.