Photo

Prof.Dr. Gloria Staka

Prodekane për çështje financiare

+381(0)38 512 221 [email protected]

 Prof.asoc.Dr. Gloria Staka, me një përvojë 23 vjeçare klinike dhe akademike, është fokusuar në edukimin mjekësor profesional, teknika të reja në mësimdhënie dhe publikime shkencore
 
Specializimin nga lëmia e Protetikës Stomatologjike e perfundoi në Qendren Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. Ndërsa magjistroj dhe doktoroj në Shkenca Stomatologjike, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Prishtinës.
Në Ispringen të Gjermanis është trajnuar për pjesën bazike kirurgjike dhe protetikore nga implantologjia “Tiolox Implants”.
Përpos aktivitetit akademik është e kyqur edhe në pjesën shëndetësore, punë me pacijent dhe edukim postdiplomik profesional-specializime në Klinikën e Protetikës Stomatologjike në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
 
Shërbeu si kryeshefe e departamentit shëndetësor në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. Poashtu, kontribuon si anëtare e Panelit Editorial të “International Journal of Experimental Dental Science” dhe “EC Dental Science”, si dhe recenzente në shumë revista ndërkombëtare. Kontriboi si anëtare e këshillit shkencorë të Kongresit Evropian të Protetistëve EPA-2010 mbajtur në Prishtinë.  
  
Është autore dhe bashkëautore e shumë punimeve shkencore-profesionale të botuara dhe të prezantuara brenda dhe jashtë vendit në lëmin e antropologjisë kraniofaciale dhe dentare, si dhe në kualitetin e jetës në varëshmëri të shëndetit oral.
 
Aktualisht është prodekane për çështje financiare dhe infrastrukturë në Fakultetin e Mjekësisë. Ka titullin profesor i asocuar, në katedrën e Protetikës Stomatologjike, ku edhe ligjëron dhe merrë pjesë në mbarrëvajtjen e ushtrimeve laboratorike, paraklinike dhe klinike për studentët e stomatologjisë në lëndët: Protetikë Stomatologjike fikse dhe mobile, paraklinike dhe klinike, si dhe Materialet në Stomatologji. Është anëtare e shoqatës Evropiane të Proteticientëve.