Photo

Prof. Asoc. Dr. Sefedin Muçaj

Prodekan për çështje akademike

+38344223782 [email protected]

Prof. Asoc. Dr. Sefedin Muçaj
Prodekan për Çështje Akademike 

Prof. Asoc. Dr. Sefedin Muçaj ka një përvojë mbi 20 vjeçare në shëndet publik dhe fushën akademike.  Është i fokusuar në mësimdhënie, edukim dhe trajnim në fushën e shëndetit publik dhe mjekësisë preventive, si dhe në  publikime shkencore.

Specializimin nga lëmia e Shëndetit Publik, gjegjësisht Epidemiologjia, e përfundoi në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) në Prishtinë, ndërsa magjistroi dhe doktoroi në fushën e shëndetit publik - Epidemiologji, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Si epidemiolog në fushën e shëndetit publik është trajnuar në Prishtinë, Tiranë dhe Calgary, Kanadë. Përveç aktivitetit akademik është i kyçur edhe në aktivitete dhe programe të ndryshme preventive, si dhe edukim postdiplomik, profesional – specializime në fushën e shëndetit publik në IKSHPK.

Aktualisht ushtron detyrën e shefit të Sektorit të Sëmundjeve Kronike Jo-ngjitëse në IKSHPK, është anëtar i Bordit Nacional për Kontroll të Kancerit (BNKK) dhe anëtar i Grupit Punues për Strategjinë për Sëmundjet Kronike Jo-ngjitëse të themeluar nga Ministria e Shëndetësisë. Poashtu është anëtar i Këshillit të Profesorëve dhe anëtar i Këshillit Shkencor për Doktorata në Fakultetin e Mjekësisë, si dhe anëtar i Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës.

Është autor dhe bashkëautor i një varg punimesh shkencore-profesionale në lëminë e epidemiologjisë gjegjësisht në fushën e shëndetit publik, të botuara dhe të prezantuara brenda dhe jashtë vendit.

Aktualisht është Prodekan për Çështje Akademike  në Fakultetin e Mjekësisë. Ka titullin Profesor i Asocuar dhe poashtu është shef i Katedrës së Epidemiologjisë. Është profesor i lëndëve: Epidemiologji, Etikë Mjekësore dhe Shëndet Publik në të gjitha drejtimet e Fakultetit të Mjekësisë.