STUDENTË DHE TË DIPLOMUAR EJANI NË AKTIVITETET  

 

 

 

PREZANTIM NGA KORPORATA ”BUÇAJ”

 

AKADEMIA E SHITJES   -  Buçaj Sales Academy

 

30 MARS ( e mërkurë), 13:00h

Studentë të viteve të fundit dhe master, 

Ejani për t’u informuar më hollësisht për mundësinë e pjesëmarrjes në Akademinë e kompanisë Buçaj që ju ofron punë praktike 3-mujore, trajnime dhe mundësi punësimi pas përfundimit të Akademisë.

 

Akademia përfshin këto trajnime:

 

TRAJNIME MBI SHITJEN

TRAJNIME MBI PUNËT E ZYRES DHE KULTURËN ORGANIZATIVE

TRAJNIM MBI PUNËT NË TERREN, ETJ.

 

Përfito trajnime falas dhe mundësi punësimi!

 

Eja dhe informohu!

 

 

 

 

 

 

PREZANTIM NGA KOMPANIA “3GX”

 

 

PUNË PRAKTIKE NË KOMPANINË “3GX”

 

30 MARS (e mërkurë), 14:00h

 

Të nderuar studentë dhe të diplomuar të UP-së,

Sjellim para jush përfaqësuesit e kompanisë “3GX “për t’ju informuar rreth mundësisë së kryerjes së punës praktike dhe punësimit në këtë kompani.

 

Kompania 3GX ofron shërbime në laminë e Teknologjise Informative. Produktet apo Shërbimet kryesore janë: Servisi dhe Mirëmbajtja, Shitja, Konsultet dhe Instalimet e Rrjetave të Internetit. 

 

Kjo kompani ka për qëllim rritjen e stafit dhe ju mund të jeni një nga anëtarët e stafit të ri.

 

Ejani dhe kuptoni kriteret e aplikimit për punë praktike në sektorin e shitjes dhe marketingut!


 

Konfirmoni pjesëmarrjen në [email protected]gmail.com me subject:  Konfirmim/30 mars 

 

 

 

 

Lokacioni: AMFITEATRI I MADH- Biblioteka Kombëtare e Kosovës