IPKO Foundation ka hapur aplikacionin për programin e bursave për vitin akademik 2015/2016. Të drejtë aplikimi për bursën e IPKO Foundation kanë të gjithë studentët që studiojnë në Kosovë në njërën nga universitetet e akredituara. Për të pasur të drejtë aplikimi, studentët duhet që në vitin akademik 2015/16 të jenë në njërin nga dy vitet e fundit të studimeve bachelor.

 

     Këtë vit akademik, çdo fitues i bursës do të marrë 1000 euro neto pavarësisht nga kostot e mësimit të tyre. Paratë mund të paguhen direkt tek studentet ose në universitet. Nëse paguhet studenti Fondacioni IPKO do të marre persiper shpenzimet tatimore.

     Këtë vit akademik studentët që hyjnë në njërin nga dy vitet e fundit te studimeve kanë të drejtë aplikimi për bursë. Kjo do të thotë studentët që hyjnë në vitin e tretë dhe katërt në një periudhë katër vjeçare të studimeve, apo ata qe hyjnë në vitin e dytë dhe tretë në një periudhë tre vjeçare të studimeve mund të aplikojnë

.

Shuma totale e bursave që do të jepet për vitin akademik 2015/16 është 10,000 Euro, pra 10 bursa në total.

 

Periudha e aplikimit është e hapur nga data 1 Prill dhe do zgjasë deri më 22 prill 2015.

 

Bursa e IPKO Foundation nuk është vetëm ndihmë financiare por edhe ftesë për t’u bërë pjesë e një komuniteti që i ofrohen mundësi të shumta zhvillimi. Për të mësuar më shumë në lidhje me programin e bursave, iu ftojmë të merrni pjesë në prezantimet që do të mbahen:

 

     Të mërkurën, 8 Prill 2015, ora 10:00h – 11:30h, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

     Të enjten, 9 Prill 2015, ora 10:00h – 11:30h, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

 

Për më shumë informata, shihni dokumentin e bashkangjitur dhe vizitoni ueb faqen tonë

www.ipkofoundation.org.

 

Regjistrohuni këtu për t'iu qasur aplikacionit që nga 1 prilli:

http://ipkofoundation.org/application/login.php

 

Lexoni mbi kriteret e aplikimit këtu:

http://ipkofoundation.org/programs/next/criteria1

 

Për të tjerat, shihni në anën e djathtë të kësaj faqeje:

http://ipkofoundation.org/programs/next

 

Ju mirëpresim!

 

Displaying Programi i Bursave i Fondacionit IPKO.jpg