Universiteti i Prishtinës, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues nr. 3/529, të datës  14.11.2011, shpall konkurs për lirim nga pagesa e semestrit për studentët e Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2011/2012

Të drejtë lirimi nga pagesa e semestrit për vitin akademik 2011/2012 në Universitetin e Prishtinës kanë:
 1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale;
 2. Studentët, të cilët janë invalidë të luftës (qofshin ata ushtarakë apo civilë);
 3. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës (gjatë periudhës 1.1.1998 - 12.6.1999);
 4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike;
 5. Njëri nga tre ose më shumë studentët e së njëjtës familje të ngushtë që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
 
Të gjithë studentët duhet t’i paraqesin:
           - Kërkesën për lirim nga pagesa e semestrit dhe
           - Vërtetimin e studimeve për vitin akademik 2011-2012.
           
 1. Studentët, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, i paraqesin
edhe:
 a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të ndihmës sociale,;
 b. Vërtetimin e Qendrës për Punë Sociale për familjen dhe studentin (forma shkarkohet nga ueb-faqja ose merret në QPS në Komunë);
 c. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të ndihmës sociale;
 d. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
 e. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
 
 2. Studentët që janë invalidë të luftës (ushtarakë apo civilë) i paraqesin
           edhe:
 a.  Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të pensionit për invalid të luftës apo invalid civil të luftës;
 b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës invalid.
 
3. Studentët që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës i paraqesin edhe:
 a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për njohjen e statusit të familjes së dëshmorit apo viktimës civile;
 b. Kopjen e letërnjoftimit të bartësit të statusit të familjes së dëshmorit/viktimës civile;
 c. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës;
 d. Certifikatën e lindjes së studentit/ës.
 
  4. Studentët me aftësi të kufizuara fizike i paraqesin edhe:
 a. Kopjen e vërtetuar të vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për njohjen e statusit person me aftësi të kufizuara;
 b. Kopjen e letërnjoftimit të studentit/ës.
 
5. Njëri nga tre ose më shumë studentët e së njëjtës familje të ngushtë që studiojnë në Universitetin e Prishtinës i paraqet:
 a. Certifikatat e lindjes së studentëve;
 b. Vërtetimet e të gjithë studentëve për regjistrimin në vitin akademik
 2011/2012.
      
Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në administratën e fakultetit përkatës.
 Kërkesat dhe dokumentacionin e pranuar fakultetet ia dorëzojnë Komisionit për asistencë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
 Me rastin e paraqitjes për lirim nga pagesa e semestrit, studentët duhet t’i sjellin vetëm dokumentet origjinale.
Afati i konkurrimit është prej datës 21.11.2011 deri më 9.12.2011.
 Format  e nevojshme për konkurrim gjenden në ueb-faqen e Universitetit të Prishtinës: www.uni-pr.edu, nga e cila mund të nxirren, të plotësohen dhe pastaj të vërtetohen nga organet gjegjëse.