Të nderuar studentë, ftoheni  me datë 24 Nëntor 2015, me fillim në ora 09:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

*     *     *

E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe kompania CACTTUS

Misioni i QZhK-së,  është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.
Faqja Zyrtare:

http://pvk.uni-pr.edu/

CACTTUS është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli  i shërbimeve përfshin konsulencë në TIK, telekomunikacionit dhe rrjeteve, integrim të sistemit, implementim, shërbimeve të zhvillimit të softuerit, trajnime dhe përkrahje. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë çertifikime më me renome në industrinë e TIK-ut, Cacttus ofrojnë zgjidhje të gatshme të integruara për klientët. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientët, Cacttus ju ndihmojnë atyre që ti drejtojnë operimet e tyre dhe me këtë ta rrisin biznesin e tyre.

Faqja Zyrtare:

http://www.cacttus.com/

TEMA E LIGJERATËS : Informata dhe udhezime rreth trajnimeve dhe çertifikimeve industriale ne lemin e TIK-ut, pergaditje për tregun e punes duke i percjell kërkesat dhe trendet me te reja te Teknologjise. 

PREZANTUES : Vildane Kelmendi & Veton Xhelili

PERFITUES:  Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

Ky aktivitet organizohet me 24 NËNTOR 2015. Ligjerata fillon nga ora 10:00h - 12:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 09:30h ).

Studentëve pjesëmarrës, nga CACTTUS , do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja për TIK.