Të nderuar studentë, ftoheni me datë 12 Mars 2015, me fillim në ora 10:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe MDA (Management Development Associates) .

Misioni i QZhK-së, është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

MDA ka një përvojë mbi dhjetëvjeçare në implementimin e projekteve këshilluese dhe atyre për ndërtimin e kapaciteteve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Portfolio e projekteve të MDA-së përfshin një varg fushash të ekspertizës për aktorët publik, privat, multilateral, dhe të shoqërisë civile në kategoritë gjithëpërfshirëse të: ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimit rajonal, komunikimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit social.


Tema e ligjeratës : Aftësitë e prezantimit

Trajner: Driton Dalipi

Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

Ky aktivitet organizohet me 12 Mars 2015.

Ligjerata fillon nga ora 11:00h - 13:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 10:30h ).

Studentëve pjesëmarrës, nga MDA (Management Development Associates) do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

Eja, zhvillo shkathtësitë e komunikimit (të folurit, të dëgjuarit, të shkruarit dhe të lexuarit) dhe prezantimit.