Të nderuar studentë, ftoheni  me datë 11 Nëntor 2015, me fillim në ora 10:30h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

 

*     *     *

 

E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe MDA (Management Development Associates) .

 

Misioni i QZhK-së,  është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

 

MDA ka një përvojë mbi dhjetëvjeçare në implementimin e projekteve këshilluese dhe atyre për ndërtimin e kapaciteteve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Portfolio e projekteve të MDA-së përfshin një varg fushash të ekspertizës për aktorët publik, privat, multilateral, dhe të shoqërisë civile në kategoritë gjithëpërfshirëse të: ndërtimit të kapaciteteve, zhvillimit rajonal, komunikimit, zhvillimit ekonomik, zhvillimit social.

 

Tema e ligjeratës : Negocimi

 

Trajner: Driton Dalipi

 

Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

 

Ky aktivitet organizohet me 11 Nëntor 2015. Ligjerata fillon nga ora 11:00h - 13:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 10:30h ).

 

Studentëve pjesëmarrës, nga MDA (Management Development Associates)  do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.

 

Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja në negocim.

 

 

Aktiviteti është i hapur për tëgjithë studentët, ( prej ores 10:30h, regjistrimi i pjesëmarrësve ).

Menyra e pjesëmarrjes: Ështe e hapur për të gjithë deri ne momentin qe mbushet salla nuk pranohet me asnje student.

 

Ligjerata do te prezantohet ne powerpoint nga Driton Dalipi.