Të nderuar studentë, ftoheni  me datë 9 Qershor 2015, me fillim në ora 10:00h në sallen e kuqe të Fakultetit të Filologjisë – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “.


*     *     *

E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe SMART Center.

 

Misioni i QZhK-së,  është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.


***

Smart Center është qendër përgatitore e fokusuar ne trajnimin e kandidatëve në testet per bursa ndërkombëtare; TOEFL, IELTS, SAT, GRE dhe GMAT. Qendra bën po ashtu trajnime në përgatitjen e kandidatëve për universitetet anglisht folëse ; përpilimin e CV-së, Cover letter, mënyrën e gjetjes së universitetit të përshtatshëm në Evropë dhe Amerikë, simulim i intervistës për bursë dhe pranim në universitet an.

Smart Center po ashtu është qendër e kurseve të rregullta të gjuhës angleze & gjermane  - të gjitha nivelet dhe kurseve te matematikes për nxënës dhe student dhe atë në gjuhën shqipe dhe angleze.


 

Tema e ligjeratës : TË GJITHA QË DUHET TI DINI PËR BURSA NDËRKOMBËTARE dhe përpilimin e  Letrës Motivuese.


Trajner: Plarentina Desku & Fisnik Osmani


Perfitues: Studentet dhe të diplomuarit nga shkalla e studimeve bachelor/master të Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.


Ky aktivitet organizohet me 9 Qershor 2015. Ligjerata fillon nga ora 10:00h - 12:00h. ( Ju mirëpresim nga ora 09:30h ).


Studentëve pjesëmarrës, nga SMART Center , do të ju ndahet Certifikat pjesëmarrje në mënyrë elektronike.


Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja për TOEFL, IELTS, SAT, GRE, GMAT.