Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.04.2016 mori vendim për publikim të njoftimit për lirim nga pagesa e semestrave për studentët e UP-së për vitin akademik 2015/2016, sipas kategorive si në vijim:

1. Studentët e tri niveleve të studimeve që janë anëtarë të ngushtë të familjeve të dëshmorëve, të zhdukurve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (ushtarak apo civilë) (neni 6, paragr. 8 Ligji Nr. 04/L-054). 
2. Studentët e tri niveleve të studimeve -Veteranët luftëtarë dhe fëmijët e tyre (neni 31 Ligji Nr. 04/L -261). 
3. Studentët e tri niveleve të studimeve që kanë mbetur pa njërin prind si pasojë e luftës- Familjar të viktimave civile të luftës 1.1.1998 - 12.6.1999), 
4. Studentët me nevoja të veçanta në tri nivelet e studimeve, 
5. Studentët e nivelit baçelor dhe master, familjet e të cilëve janë në asistencë sociale, 
6. Familjet kosovare që kanë më tepër se një student në Universitetin e Prishtinës, do të paguajnë vetëm për një student, ndërsa për studentë tjerë nuk do të paguajnë (lirohen vetëm studentët në nivelin bachelor dhe master).

Për më shumë informata shkarkoni dokumentin këtu.