Me: 9 Mars 2015
Ora: 11:00 – 12:00
Vendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Mbahet Dita Informues për Bursa në programin Eraweb

Eraweb është një progam që mundëson shkëmbime ndërmjet 7 universiteteve të Ballkanit perëndimor dhe 6 universiteve të shteteve të Unionit Evropian. Fokusi i ERAWEB është mbi shkencat mjekësore. Përmes programit ERAWEB, studentët dhe profesionistë të fushave mjekësore mund të përmirësojnë aftësitë e tyre kërkimore në studimin e faktorëve që influencojnë shëndetin e popullatës.

Dita informuese e rradhës në kuadër të programit Erasmus Mundus do të mbahet më 9 mars 2015, nga ora 11:00 deri ​n​ë 12:00 në Amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare.
Nëse nuk keni aplikuar akoma, ejani në këtë sesion informues ku do të keni mundësi që të informoheni për këtë program që i dedikohet studentëve dhe profesionistë të fushave mjekësore.

Afati për aplikim është i hapur deri më ​18 Mars 2015
Për më shumë informata klikoni në: http://erasmus-westernbalkans.eu/