Njoftohen të gjithë Personeli Akademik, Administrativ dhe Studentet e Fakultetit të Mjekësisë se nga data 29.12.2015 deri më 12.01.2016 do të jetë i hapur SEMS për paraqitjen e provimeve për afatin e Janarit -Shkurtit të vitit akademik 2015/16.
Afati i provimeve për janar-shkurt do të organizohet, duke filluar nga data 20 janar 2016  deri më datë 15 shkurt 2016.
Regjistrimi i notave do të bëhet deri më datën 25 shkurt 2016. Ndryshimi eventual i notës sipas ankesës së studentëve do të bëhet më së largu deri më datë 29 shkurt 2016.
Nuk do të lejohet në asnjë mënyrë hapja e SEMS-it për vendosjen apo ndryshimin e notave pas datave të caktuara si më sipër.
Nëse notat nuk vendosen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, përgjegjësia për humbjen e notës së studentit do të bie mbi bartësin e lëndës që ka mbajtur provimin përkatës.