Ju njoftojmë se gjatë kësaj jave kemi disa kërkesa individuale të arsyetuara nga disa studentë të cilët janë vonuar për regjistrim të semestrit dimërorë të vitit akademik 2015/16, mirëpo duke pasur parasysh se mund të ketë edhe raste tjera të cilët ME ose PA arsye janë vonuar në kryerjen e procedurave administrative për regjistrim të semestrit dimëror 2015/16, ju njoftojmë se ky afat po shtyhet për herën e tretë gjatë këtij viti akademik, prandaj,  Drejtori i TI-së në UP-ës, autorizohet për hapjen e SEMS-it  nga data 16.11.205 deri më 18.11.2015 me përfundim në ora 24.00, në mënyrë që t'iu mundësohet të gjithë këtyre studentëve regjistrimi i semestrit dimëror të vitit akademik 2015/16.

 

Pas kalimit të kësaj date, nuk do të merret parasysh asnjë kërkesë tjetër për regjistrim të semestrit dimëror të vitit akademik 2015/16.

 

Kandidatët të cilët nuk e respektojnë afatin e sipërshënuar, do të konsiderohen kandidatë të paregjistruar (kur bëhet fjalë për kandidatët e pranuar në vitin e parë të studimeve në këtë vit akademik), ndërsa studentët e viteve të tjera në nivelin bachelor (II; III; IV; V dhe VI) dhe në vitin e II, master, do të trajtohen si përsëris të vitit përkatës të studimeve.