Njoftohen të gjithë Studentet e Fakultetit të Mjekësisë se me datë 30/12/2015 ora 08.00-16.00 do të jetë i hapur SEMS për regjistrim të semestrit dimërorë të vitit akademik 2015/16.

SEMS do të jetë i hapur për studentët e tri niveleve të studimeve të cilët deri më tani nuk e kanë regjistruar semestrin dimërorë.

Pas datës 30.12.2015 asnjë studentë nuk do të ketë mundësi ta regjistrojë vitin akademik 2015/16 e si rrjedhojë nuk do të ketë mundësi as të paraqitjes së provimeve gjatë vitit akademik 2015/16.  

Duhet të keni parasysh që asnjë studentë nuk mund ta regjistrojë vitin vijues të studimeve duke e llogaritur provimin e afatit të nëntorit, pasi siç jenin në dijeni afati i nëntorit nuk ka qenë i lejuar për arritjen e kushtit për vitin vijues.

Përgjegjës direkt në rast të shkeljes së kësaj procedure do të jetë sekretari përkatës i njësisë akademike dhe zyrtarët e shërbimit të studentëve të cilët janë të obliguar të bëjnë verifikimin e regjistrimit.

Luteni që t’i njoftoni studentët të cilët deri më tani nuk e kanë regjistruar-përsëritur semestrin dimëror të vitit akademik 2015/16. Gjithashtu luteni që t’i njoftoni edhe studentët e studimeve të doktoratës.