Të gjithë kandidatët të cilët tanimë kanë aplikuar online për bursën e Asociacionit Rondine Citadella Della Pace në adresën elektronike, duhet të paraqiten në amfiteatrin 105 në hapësirën e Dekanatit të Fakultetit Filologjik më 7 dhjetor duke filluar nga ora 10:00

Po të njëjtën ditë, më 7 dhjetor, përfaqësuesit e Asociacionit Rondine Citadella Della Pace do ta bëjnë prezantimin e veprimtarisë së asociacionit e me pas do t'i intervistojnë dhe përzgjedhin kandidatët duke u bazuar në dokumentet e tyre të bashkangjitura. Edhe studentët e tjerë të pranishëm në sallë do të mund të aplikojnë duke ia dorëzuar delegacionit dokumentet si vijon:
 
-          Aplikacionin elektronik (sharko këtu....)
-          CV dhe letrën motivuese
-          Kopjen e pasaportës
 
Prioritet do të kenë ata studentë të cilët kanë respektuar afatin e aplikimit, 30 nëntor!