Programi i punës praktike në Qendren për Zhvillim të Karrierës

Të nderuar studentë, ftoheni   të aplikoni në programin e punës praktike të Qendres për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

*     *     *

E organizuar nga: Zyra për Zhvillim Akademik - Qendra për Zhvillim të Karrierës – ZZhA / QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “

Misioni i QZhK-së,  është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumentëve profesionale në fushen e  karrierës dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

 

Faqja Zyrtare:

http://pvk.uni-pr.edu/

 

 

 

PUNË PRAKTIKE NË QENDREN PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS

 

 

 

Afati i aplikimit: 2 DHJETOR  2015 deri me 15 DHJETOR 2015

 

E hapur për studentë nga shkalla e studimeve, Bachelor ( Viti i studimeve ):III dhe Master ( Viti i studimeve ): I dhe II.

 

Puna praktike në QENDREN PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS: është pa pagesë. 

 

 

Çfarë ofron ky program:

• Përfshirje në projekte konkrete;

• Kontratë mujore 3 + 3;

• Përfshirje në procesin e vlerësimit;

• Më të mirëve i ofrohet mundësia e ngritjes së kapaciteteve përmes trajnimeve nga QZhK dhe MDA;

 

Përshkrim i programit të punës praktike:

I hapur për  studentët e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “,  Fakultet:  Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Arteve, Fakulteti Juridik dhe  Fakulteti i Edukimit.  4h, angazhim profesional në 5 ditë të javes në KËNDET INFORMUESE TË QENDRES PËR ZHVILLIM TË KARRIERËS.

 

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantë


Informimi i studentëve

Selektimi i informates, pershtatja për targetin që perfaqeson informata dhe shperndarja e njoftimit përmes mekanizmave që aplikon QZhK.

Këshillimi i studentëve

Ofrimi i informatave rreth pergaditjes së CV-së dhe LM-se.  ( Asistimi në sesionet e Trajnimeve që ofron QZhK).

Regjistrimi në databazë i të dhënave të studentëve

Pranimi i informatave nga studentët, regjistrimi i tyre në databazen QZhK, ruajtja e konfidencialitetit të të dhënave.  

 

Përkrahja në punë të tjera logjistike të Qendres për Zhvillim të Karrierës              

Praktikanti/ja do të ofrojë përkrahje në realizimin e aktiviteteteve të tjera të shprehura në planin dinamik të punës së Qendres për Zhvillim të Karrierës  dhe punë të tjera të deleguara nga mbikqyrësi.

 

Informata rreth aftësive në punë:

 

Praktikanti/ja preferohet të ketë:

 

Njohuri të avancuara në të folur dhe shkruar të Gjuhes Angleze;

Shkathtesi të komunikimit;

Aftësi të mira analitike;

Shkathtesi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office dhe shkathtesi në punë teknike;

Aftësi të punës në grup;

 Motiv për t’u vetë zhvilluar dhe mësoni shpejt.

 

Informata rreth kritereve të aplikimit:

Procesi i angazhimit të praktikantëve, ofron mundësi të barabarta për të gjithë. Në anën tjetër,Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, përmes Statutit dhe rregulloreve të brendshme është i perkushtuar të ofrojë mundesi të reja për studentet.

 

 

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 15 DHJETOR 2015. Aplikantët duhet të dorëzojnë CV, LM dhe Certifikaten e notave,( në Gjuhen Shqipe ),  në formatin elektronik pdf, në email adresen: [email protected] 

 

 

Procesi i selektimit:

 Përzgjedhja në bazë të CV-së dhe LM-së
 Intervistë me drejtuesit e Zyres për Zhvillim Akademik dhe Këshilltaret për Karrierë të QZhK-së 22DHJETOR 2015

 Testimi: PËR VLERËSIM TË NEVOJAVE

TRAJNIMI nga QZhK dhe MDA: 10 JANAR 2016
 Fillimi i programit për praktikant /internship: 15 JANAR 2016.
 

 

Kandidatët e përzgjedhur do të thirren një për një në  intervistë në ZZhA – QZhK, me 22 DHJETOR  2015.

 

Praktikantet, në përfundim të programit të punës praktike, do të paisen me Reference dhe Certifikat nga: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina “.

 

 

 

 

 

 

 

Praktikantet raportojnë dhe  mbikqyren nga Këshilltaret për Karrierë të Qendres për Zhvillim të Karrierës

 

Këshilltari për Karrierë: Shkumbin Tafilaj

 

Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit.

 

 

Këshilltarja për Karrierë: Elmedina Nikoçeviq – Kurti

 

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Fakulteti i Arteve,  Fakulteti i Edukimit.

 

 

 

Bazuar në Planin Startegjik të intervenimeve mbeshtetur nga MDA  - Management Development Associates dhe projekti partner  EYE -  Enhancing Youth Employment , përfitues të fazes së parë do të jenë 26 studentë të cilet do të jenë të angazhuar në gjysme orari si praktikant në Këndet Informuese të Qendres për Zhvillim të Karrierës në njësitë përkatëse akademike.





Njoftim---Programi-i-punes-praktike-Kendet-Informuese-te-QZhK-se-02-Dhjetor-2015.pdf