Të nderuar studentë, ftoheni me datë 19 Maj 2016, me fillim në ora 12:00h në Amfiteatrin e  Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë.

* * *

E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe American Advising Center. 

Pikat e prezantimit:


1. Education US - American Advising Center, institucion që ofron informata të sakta për mundësit e vazhdimit të studimeve në SHBA;

2. Sistemi i edukimit në Amerikë dhe lidhshmëria me atë të Kosovës;

3. Procedurat dhe procesi i Aplikimit në Universitete Amerikane;

4. Testet Standardizuese (iBT-TOEFL, MCAT, GRE, GMAT)

5. Informata shtesë për programe të ndryshme akademike dhe bursa për studentët nga Kosova;

6. Preparatory & TOEFL Summer School 2016

Prezantues: 

Z. Ibrahim Murati nga American Advising Center

Përfitues: Studentët dhe të diplomuarit nga Fakulteti i Mjekësisë - Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “.

Ky aktivitet organizohet me 19 Maj 2016. Prezantimi fillon nga ora 12:00h. 
( Ju mirëpresim nga ora 11:30h ).

Studentët pjesëmarrës, do të përfitojnë nga mundësia në zhvillimin e aftësive profesionale.

Eja, zhvillo shkathtësitë dhe njohuritë tuaja për rëndësinë, kushtet dhe kriteret që duhet plotësuar studentët për të qenë pjesë e American Advising Center. 

Studentët e interesuar mund t'a konfirmojnë pjesëmarrjen në: [email protected] , me 
Subject: Konfirmim/ 19 Maj 2016, ( Konfirimet pranohen deri me datë 18 Maj 2016 ).
Numri është i limituar. Për detaje rreth aktivitetit pjesëmarrësit do të informohen përmes e-mailit.

Aktiviteti është i hapur për tëgjithë studentët dhe të diplomuarit nga Fakulteti i Mjekësisë - Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina “. ( prej ores 10:30h , regjistrimi i pjesëmarrësve ).


Njoftim_QZhK_American_Advising_Center_19/Maj/2016.pdf