Programi i praktikës së punës pranë Spitalit Amerikan Kosovë

 

Spitali Amerikan në Kosovë në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë do të organizojë trajnim për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të rriten profesionalisht, duke mbajtur edhe praktikë pune.

 

Një program i tillë për praktikë pune është posaqërisht i vlefshëm për studentët e vitit të fundit të studimeve në degët si mjekësia, infermieria, farmacia, ekonomia, shkencat juridike dhe shkencat teknike.

 

Praktikë pune do të mbahet në ambientet e Spitalit Amerikan në Kosovë, konkretisht në këto departamente:

 

(1) Shërbimet Mjekësore;

(2) Departamentin e Financës;

(3) Departamentin Komercial;

(4) Departamenti i Shitjeve – Koordinim dhe Recepcioni;

(5) Departamenti i Prokurimeve dhe Logjistikës;

(6) Departamentin e Shërbimeve Teknike;

 

Praktika do të mbahet për një periudhë tre(3) mujore Qershor – Korrik – Gusht 2016.

 

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të dhe Letrën e Motivimit në emailin:

[email protected]

 

 

Informata shtesë mund të merrni në numrin 049 935 262.

 

Afati i fundit për aplikim është 10 Qershori 2016.

 

American Hospital Kosova sh.p.k

Rr"Shkupi", Nr 25, Prishtinë

Tel: +381 38 221 661

 

www.spitaliamerikan.com