Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2011-2012, do të regjistrojë 7423 studentë, prej të cilëve 4299 studentë të rregullt dhe 3124 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 134 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja e Bujanoci, si dhe 203 studentë nga minoritetet: boshnjakë, romë, ashkali dhe egjiptianë dhe turq.


Shkarko dokumentin për më shumë.