Informohet i gjithë stafi akademik dhe administrativ, si dhe studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se Fakulteti i Mjekësisë do të mbajë një ligjëratë informuese mbi COVID-19 (Koronavirusi i ri 2019), përkatësisht mbi mënyrat e mbartjes dhe parandalimit të infeksionit me SARS-CoV-2.

Kjo ligjëratë mbahet nga Ass.Dr. Xhevat Jakupi, Dr.sci, Drejtori i Departamentit të Mikrobiologjisë, IKSHPK, me datë 11.03.2020 në ora 11:00 në Sallën e Bibliotekës Universitare (Administrata Qendrore e UP-së).