Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë pas shqyrtimit të raporteve të komisioneve recenzuese të konkursit të shpallur për plotësimin e vendeve të paplotësuara nga konkursi me Nr. Prot. 2/910, të datës 08.10.2018; Nr. 3/197, te datës 17.10.2018; dhe Nr. 3/354 të datës 19.10.2018 për zgjedhjen për angazhim me honorar të personelit Akademik në mbledhjen e mbajtur me datë 29.11.2018, shqyrtoi raportet e komisioneve recensuese, raportin e komisionit për kuadro dhe punë shkencore me nr. 8462 të datës 18.09. 2018 dhe në parim analizoi secilën lëndë se a janë respektuar kriteret bazë për përzgjedhjen e kandidatëve sipas konkursit dhe akteve në fuqi, dhe bazuar në rregulloren për proceduarat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtoreve të jashtme në Universitetin e Prishtinës, nr. 2/475 të datës 08.09.2017 me shumicë votash në parim mori: V E N D I M .

Konkluzion:
•        Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë pas shqyrtimit të raporteve të komisioneve recensuese thekson se kandidatët të cilët nuk i plotësonin kushtet e të cilët nuk figurojnë në listë mund të parashtrojnë ankese komisionit të ankesave sipas nenit 9 të rregullores për proceduarat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtoreve të jashtme në Universitetin e Prishtinës, nr. 2/475 të datës 08.09.2017.
•        Pas shqyrtimit të ankesave këshilli i fakultetit merr vendim përfundimtar për kandidatet të cilët i plotësojnë kushtet dhe i procedon për miratim në Senatin e UP-së.
 
 
Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi mund të paraqitni ankesë, Komisionit të Ankesave në afatin prej 8 ditësh nga dita e marrjes së këtij vendimi.