PËRGATITJA E VENDIT TË PUNËS PËR COVID-19

 

(Sipas udhëzimeve të OBSH: “Getting your workplace ready for COVID-19”, 27 shkurt 2020, Verzioni 1.4)

 

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli shpërthimin e sëmundjes së koronavirusit të ri në Provincën Hubei, Kinë si një Emergjencë të Shëndetit Publik me rëndësi ndërkombëtare. OBSH deklaroi se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes së koronavirusit të ri (COVID-19) në vendet e tjera të botës.

 

OBSH dhe autoritetet e shëndetit publik në gjithë botën po ndërmarrin veprime për të kontrolluar shpërthimin e COVID-19. Sidoqoftë, suksesi afatgjatë nuk mund të merret si i garantuar.  Të gjitha pjesët e shoqërisë tonë – përfshirë bizneset dhe punëdhënësit – duhet të luajnë rolet e tyre nëse duam të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje.

 

Si përhapet COVID-19?

 

Kur dikush që është i infektuar COVID-19 kollitet ose me ekspirim lëshon spërklat dhe lëngjet e infektuara me virusin. Shumica e këtyre spërklave bien në sipërfaqet dhe objektet e afërta – të tilla si tavolina e punës, tryezat ose telefonat. Njerëzit mund të marrin  COVID-19 duke prekur sipërfaqet ose objektet e ndotura – dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën. Nëse personat qëndrojnë brenda një metri afër personit që e ka COVID-19 personat mund ta marrin COVID-19 duke i futur në organizëm ata përmes frymëmarrjes së spërklave të hudhura jashtë gjatë kollitjes apo eksipriumit.  Me fjalë të tjera, COVID-19 përhapet në një mënyrë të ngjashme me gripin. Shumica e personave të infektuar me COVID-19 shfaqin simptoma të buta dhe ata shërohen. Sidoqoftë, disa vazhdojnë të shfaqin simptoma më të rënda dhe mund të kërkojnë kujdes spitalor. Rreziku i sëmundjes së rëndë rritet me moshën: njerëzit mbi 40 vjeç duket të jenë më të prekshëm se ata nën moshën 40 vjeç. Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar dhe njerëzit me gjendje të tilla si diabeti, sëmundja e zemrës dhe mushkërive janë gjithashtu më të ndjeshëm.

 

Mënyra të thjeshta për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vendin e punës

 

Masat me kosto të ulët  do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së infeksioneve në vendin e punës,  dhe kështu do t'i mbroni klientët tuaj, kontraktorët dhe punonjësit.

 

Punëdhënësit duhet të fillojnë t'i ndërmarrin këto masa tani, edhe nëse COVID-19 nuk ka arritur ende në bashkësinë ku punojnë dhe veprojnë.  Ata tashmë mund të zvogëlojnë ditët e humbura  të punës për shkak të sëmundjes dhe të ndalojnë ose ngadalësojnë përhapjen e COVID-19 nëse arrin në vendin tuaj të  punës.

 

• Sigurohuni që vendet tuaja të punës të jenë të pastra dhe higjienike

 

o   Sipërfaqet (p.sh. tavolinat dhe tryezat) dhe objektet tjera (p.sh. telefonat, tastierat) duhet të pastrohen me dezinfektues rregullisht.

 

o   Pse? Për shkak se prekja e sipërfaqeve të ndotura nga punonjësit  dhe klientët është një prej mënyrave kryesore të përhapjes së COVID-19.

 

• Promovoni larjen e rregullt dhe të mirëfilltë të duarve të të punësuarve, kontraktuesve dhe klientëve

 

o   Vendosni dezinfektuesit e duarve në dispenser nëpër pika të spikatura përreth vendit të punës. Sigurohuni që këta dispenser të rimbushen rregullisht

 

o   Vendosni posterët që promovojnë larjen e duarve – materiale të prezentuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe nga OBSH.

 

o   Kombinoni këto masa me mjetet tjera të komunikimit, siç janë ofrimi i udhëzimeve  nga zyrtarët e shëndetit dhe sigurisë në punë, udhëzimeve në takime dhe shkëmbim i informacioneve përmes intranetit etj

 

o   Sigurohuni që personeli, kontraktorët dhe klientët të kenë qasje në vendet ku mund të lahen duart me sapun dhe ujë

 

o   Pse? Sepse larja vret virusin në duart e secilit dhe parandalon përhapjen e COVID-19.

 

Promovoni higjenën e mirë respiratore në vendin e punës

 

o   Vendosni posterët që promovojnë higjienën respiratore. Kombinoni këto masa me mjetet tjera të komunikimit, siç janë ofrimi i udhëzimeve  nga zyrtarët e shëndetit dhe sigurisë në punë, udhëzimet në takime dhe shkëmbim i informacioneve përmes intranetit etj.

 

o   Sigurohuni që maska ​​për fytyrën[1] dhe/ose faculetat e letrës të jenë të disponueshme në vendet e punës, për ata të cilët kanë rrjedhje nga hunda ose kollë në punë, së bashku me koshat e mbyllur të mbeturinave për asgjësimin higjienik të tyre pas përdorimit.

 

o   Pse? Për shkak se higjiena e mirë respiratore parandalon përhapjen e COVID-19.

 

Këshilloni punonjësit që të konsultohen me pikat fokale gjegjëse përpara se të shkohet në udhëtime pune

 

• Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj kushdo madje me një kollë të butë ose temperaturë të ulët (37.3 C e më tepër) duhet të qëndrojë në shtëpi. Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) nëse u është dashur të marrin medikamente të thjeshta, siç janë paracetamoli/acetaminofeni, ibuprofeni ose aspirina, të cilat mund të maskojnë simptomat e infeksionit.

 

o   Vazhdoni të komunikoni dhe promovoni mesazhin se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi madje nëse ata kanë vetëm simptoma të lehta të COVID-19.

 

o   Vendosni posterët me këtë mesazh në vendet tuaja të punës. Kombinoni këto masa me mjetet tjera të komunikimit, që zakonisht përdoren në organizatën ose biznesin tuaj.

 

o   Shërbimet profesionale të shëndetit në vendin e punës, autoriteti i shëndetit publik ose partnerët e tjerë mund të krijojnë materiale edukuese për të promovuar këtë mesazh.

 

o   Bëni të qartë për punonjësit se ata do të jenë në gjendje të llogaritin këtë pushim si pushim mjekësor.

 

Gjërat që duhet konsideruar kur udhëtoni ju dhe punonjësit tuaj

 

• Para se të udhëtoni

 

o   Sigurohuni që organizata dhe punonjësit të kenë informacionin më të fundit për zonat ku COVID-19 është përhapur. Ju mund t'i gjeni këto të dhëna  në vegzën: https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/situation-reports/

 

o   Bazuar në informacionin më të fundit, organizata juaj duhet të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet në lidhje me planet e ardhshme të udhëtimit.

 

o   Shmangni dërgimin e punonjësve që mund të jenë më të rrezikuar nga gjendjet serioze (si p.sh.: punonjësit më të moshuar dhe ata me sëmundje të diabetit, sëmundje të zemrës dhe të mushkërive) në zonat ku COVID-19 po përhapet.

 

o   Sigurohuni që të gjithë personat që udhëtojnë në vendet që raportojnë COVID-19 të informohen nga një staf i kualifikuar profesional (p.sh. shërbimet shëndetësore të personelit, ofrues të kujdesit shëndetësor ose personel lokal i shëndetësisë publike).

 

o   Punonjësit që do të udhëtojnë, të furnizohen  me dezinfektues me bazë alkooli në shishe të vogla (nën 100 ml) për dezinfektim duarsh.  Kjo mund të lehtësojë larjen e rregullt të duarve.

 

• Ndërsa udhëtoni:

 

o   Inkurajoni punonjësit të lajnë duart rregullisht dhe të qëndrojnë të paktën një metër larg nga njerëzit që kolliten ose teshtijnë.

 

o   Sigurohuni që punonjësit të dinë se çfarë të bëjnë dhe me kend të kontaktojnë nëse ndjehen të sëmurë gjatë udhëtimit.

o   Sigurohuni që punonjësit tuaj të respektojnë udhëzimet e autoriteteve lokale të vendit ku ata do të udhëtojnë. Nëse, për shembull, atyre u thuhet nga autoritetet lokale të mos shkojnë në një vend të caktuar, ata duhet të pajtohen me këtë. Punonjësit tuaj duhet të respektojnë çdo kufizim lokal mbi udhëtimin, lëvizjet apo tubimet e mëdha.

 

• Kur ju ose punonjësit tuaj ktheheni nga udhëtimi:

 

o   Punonjësit që janë kthyer nga një zonë ku COVID-19 po përhapet duhet të monitorojnë veten për simptoma, për 14 ditë pas kthimit dhe të masin temperaturën e tyre dy herë në ditë.

 

o   Nëse zhvillojnë madje një kollë të butë ose ethe të shkallës së ulët (d.m.th. një temperaturë prej 37.3 C ose më shumë) ata duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen. Kjo do të thotë të shmangin kontaktin e ngushtë (një metër ose më afër) me njerëz të tjerë, përfshirë anëtarët e familjes.  Ata gjithashtu duhet të telefonojnë ofruesit e kujdesit shëndetësor ose departamentin lokal të shëndetit publik, duke u dhënë detaje rreth udhëtimit të tyre dhe simptomave të  fundit.

 

PËRGATITJA E ORGANIZATËS SUAJ NË RAST SE COVID-19 ARRIN NË VENDIN TONË

 

• Hartoni një plan veprimi nëse një punonjës  sëmuret ose është i dyshuar me COVID-19 në vendin tuaj të punës

 

o Konsideroni se si të identifikoni personat që mund të jenë në rrezik dhe t'i mbështesni ata, pa stigmë dhe diskriminim në vendin tuaj të punës. Kjo mund të përfshijë persona që kanë udhëtuar kohët e fundit në një zonë ku raportohen raste, ose personel tjetër që kanë gjendje që i vë ata në rrezik më të lartë të sëmundjes serioze (psh. diabeti, sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, mosha më e vjetër).

 

o Gjatë  hartimit të planit për COVID-10 kërkoni kontributin e autoritetit tuaj lokal për shëndetësi publike.

 

• Promovoni punën e rregullt nga shtëpia për gjithë organizatën tuaj, për aq sa është e mundur. Nëse do të ketë një shpërthim të COVID -19 në komunitet, atëherë autoritetet shëndetësore mund t'i këshillojnë njerëzit që të shmangin transportin publik dhe vendet e mbushura me njerëz.  Puna nga shtëpia do të ndihmojë organizatën tuaj të vazhdojë të funksionojë ndërsa punonjësit tuaj të qëndrojnë të sigurt.

 

• Hartoni një plan të kontigjencës dhe vazhdimësisë së punës për një shpërthim të mundshëm në komunitetin ku organizata juaj vepron.

o Plani do të ndihmojë në përgatitjen e organizatës tuaj për mundësinë e shpërthimit të COVID-19 në vendin e  punës ose komunitet. Poashtu mund të jetë i vlefshëm edhe për emergjencat e tjera shëndetësore.

 

o Plani duhet të udhëzojë si ta mbani biznesin tuaj në funksion, edhe nëse një numër i konsiderueshëm i punonjësve, kontraktuesve dhe furnitorëve nuk mund të vijnë në vendin e punës - qoftë për shkak të kufizimeve lokale të udhëtimit ose sepse janë të sëmurë.

 

o Komunikoni me punonjësit dhe kontraktorët tuaj rreth planit dhe sigurohuni që ata janë të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjnë - ose të mos bëjnë - sipas planit. Theksoni pikat kryesore siç është rëndësia e qëndrimit në shtëpi edhe nëse ata kanë vetëm simptoma të lehta ose nëse është dashur të marrin ilaçe të thjeshta (p.sh. paracetamol, ibuprofen) të cilat mund të maskojnë simptomat  e infeksionit.

 

o   Sigurohuni që plani juaj të  adresojë shëndetin mendor dhe pasojat sociale të rasteve me  COVID-19 në vendin e punës ose në komunitet dhe të ofrojë informacionin dhe mbështetjen e duhur.

 

o   Gjatë zhvillimit të planit shfrytëzoni ofrimin e mbështetjes dhe udhëzimeve nga autoritetet shëndetësore

 

 

Mbani mend:

 

Tani është koha për t'u përgatitur për COVID-19. Masat paraprake të thjeshta dhe planifikimi mund të bëjnë një ndryshim të madh. Veprimi tani do të ndihmojë në mbrojtjen e punonjësve dhe organizatës tuaj!

 

 

Si të qëndroni të informuar:

 

Këshilla dhe udhëzime nga IKSHPK dhe MSH për COVID-19

http://www.niph-rks.org

https://msh.rks-gov.net

 

Gjeni informacionin më të fundit për përhapjen e  COVID-19:

 

https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/situation-reports/

 

Këshilla dhe udhëzime nga OBSH për COVID-19:

 

https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019

https://www.epi-win.com/



[1] Më mirë maska të zakonshme kirurgjikale të fytyrës sesa maska N95