Data: 04. Dhjetor.2014
Ora: 11:00-12:30
Vendi: Amfiteatrin i Madh i Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës
Zyra për marrdhënie me jashtë e Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” organizon ditën informuese në kuadër të programit për bashkëpunim dhe mobilitet në fushën e arsimit të lartë Erasmus Mundus programi: JoinEU-SEE>PENTA që ka hapur thirrjen për aplikim me datën 3 nëntor 2014 dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt 2015.
Ftojmë të gjithë studentët, asistentët dhe profesorët të intersuar të marrin pjesë në këtë aktivitet që do të mbahet të enjtën, më 4 Dhjetor 2014, prej orës 11:00 deri në orën 12:30 në Amfiteatrin e Madhë të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës.
Në këtë thirrje për aplikim të programit JoinEU-SEE>Penta do të ketë vetëm shkëmbim në studimet e doktoratës, post-doktoratës dhe lëvizëshmërisë së stafit.
Për më shumë informacione rreth projektit vizitoni adresën elektronike të këtij projekti: www.joineuseepenta.eu
Zyra për marrëdhënie me jashtë