Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti i Mjekësisë

Informatë për stafin dhe studentët e Universitetit të Prishtinës

 

Në lidhje me

 

Koronavirusi COVID - 19

 

Stafi dhe Institucionet shëndetësore janë të përgatitura të përballen me sëmundjen COVID-19.

Sikur kemi mësuar edhe nga përvoja e shteteve të tjera, të cilat po ballafaqohen këtyre ditëve me këtë virus, përmasat e një epidemie si kjo e Coronavirusit nuk mund të parashikohen asnjëherë me saktësi dhe kjo na kërkon të jemi sa më të përgatitur.

Për përballimin sa më të lehtë të situatës, duhet edhe ndihma e gjithsecilit!

Në këtë përpjekje të përbashkët, nuk ka vend për panikë, por gjithsesi ka vend për më shumë kujdes.

Nëse vini nga vendet e prekura me Coronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19; keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore! Derisa të vendosni këtë kontakt me shërbimin shëndetësor, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet!



 

 

Ju mund ta mbroni veten dhe të tjerët që të mos sëmureni!

o   Disa nga këshillat e profesionistëve shëndetësor janë të thjeshta për t'u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:

o   Lani mirë sa më shpesh duart për 20 – 30 sekonda ose pastroni duart me dezinfektues me bazë alkooli!

o   Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!

o   Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!

o   Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!

o   Shmangni qëndrimet në ambiente publike të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

o   Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!

o   Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkrun mjeku!

o   Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

o   Menaxhoni mirë mbeturinat!

o   Përcillni simptomat e juaja dhe thirreni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor!

o   Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!

 

Për më tepër, përcilleni linkun:

https://msh.rks-gov.net/

https://niph-rks.org/

https://www.facebook.com/IKSHPK/