Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës të cilët për herë të parë janë regjistruar në UP, para vitit akademik 2019/20 dhe që nuk i kanë kryer obligimet administrative për regjistrim të semestrit veror dhe obligimet nga vitet akademike paraprake, këtë mund ta bëjnë nga data 22.06.2020 ( E hënë) deri  më 26.06.2020 ora 15.00 (E -premte).

Paralajmërojmë të gjithë studentët të cilët gjatë periudhës së hapjes së SEMS-it nuk i kryejnë obligimet për regjistrim të semestrit veror, se definitivisht nuk do të kenë mundësi tjetër për regjistrim të semestrit veror të akademik 2019/20, rrjedhimisht këta studentë nuk do të kenë të drejtë t’i nënshtrohen provimeve të afateve vijuese gjatë vitit akademik 2019/20.

Ky njoftim për pagesë të semestrave vlen edhe për studentët të cilët gjatë këtij viti akademik presin ti nënshtrohen mbrojtjes së temës së diplomës dhe të cilët nuk janë të liruar nga pagesa sipas Ligjeve apo vendimeve në fuqi.