Të nderuar studentë dhe staf akademik i Fakultetit të Mjekësisë,
Fakulteti i Mjekësisë është duke realizuar ligjëratat në platformën virtuale meet.google.com
Poashtu, në këtë platformë po realizohen takime të menaxhmentit të Fakultetit të Mjekësisë për të diskutuar modalitetet e mbarrëvajtjes së mësimit, si teorik dhe atij praktik, ku është e mundshme, gjatë kohës së pandemisë Covid-19. I gjithë stafi akademik dhe studentët janë entuziast në realizimin e mësimit në këtë platformë.
Falenderoj stafin akademik, i cili është angazhuar në parandalimin dhe trajtimin e Covid-19, si dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët janë ofruar si vullnetar për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate të pandemisë.
Duke ju dëshiruar të qëndroni të shëndetshëm personalisht edhe për familjet e juaja, si dhe të gjithë shoqërisë ju ftoj të “Rrini në shtëpi” dhe të respektoni rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Me respekt,
Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu
Dekane