Denis Raka

Denis Raka

Koordinator për zhvillim akademik

Nr.kontaktues:

+381(0)38

Denis Raka është farmacist me përvojë 17 vjeçare. Studimet e farmacisë i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Farmaci. Ka qenë student i dalluar dhe ishte në mesin e studentëve të parë që i kanë kryer studimet në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të studimeve Denisi është fokusuar në zhvillim profesional, duke punuar në fusha të ndryshme, si në industri farmaceutike dhe në barnatore komunitare. Mirëpo, fokusi kryesor i tij është në lëminë e Farmacisë Klinike, ku edhe është trajnuar si specialist në Prishtinë.

Që nga viti 2016 jep kontributin e tij edhe në edukimin farmaceutik të studentëve në Universitetin “Hasan Prishtina”. Krahas aktivitetit në edukim merret edhe me aktivitete shkencore. Në kuadër të aktiviteteve shkencore ka realizuar bashkëpunime ndërkombëtare me Universitete Europiane. Ka marrë pjesë në Kongrese dhe Simpoziume të ndryshme me karakter ndërkombëtar dhe kombëtar.

Është anëtar i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe i Pharmaceutical Care Network Europe (PCNE).

Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Aktualisht punon në mësimdhënie në Degën e Farmacisë, asistent në Farmaci Klinike dhe është përzgjedhur si Koordinator për Zhvillim Akademik në Fakultetin e Mjekësisë.