Prof. Ass. Dr. Fatos Sada

Prof. Ass. Dr. Fatos Sada

u.d Dekan

Nr.kontaktues:

+381(0)38 512 221

Prof. Ass.  Dr. Fatos Sada, ka filluar punën në Anesteziologji prej vitit 2003, gjersa si staf i rregullt akademik, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, fillon pune në vitin 2007.
Fakultetin e Mjekësisë e përfundoi në Prishtinë, gjithashtu specializimin nga lëmia e “Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv” i përfundoi në Prishtinë.
Studimet pasdiplomike i regjistron në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, dhe përfundon një herë magjistraturën e shkencave mjekësore, dhe pastaj doktoratën në shkencat mjekësore. Gjatë kësaj periudhe publikon punime të shumta si autor dhe koautor në revista prestigjioze evropiane.
Trajnimet kryesore jashtë vendit në fushën e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv, i merr ne dy qendra me renome botërore, Cornell University, New York-Presbyterian Hospital, në New York, SHBA, dhe në klinikën universitare të Vienës në Austri, AKH.
Trajnimet për mësimdhënie, teknikat e reja, metodologjinë, aftësinë dhe mënyrën e komunikimit me studentë, i përfundon në Riga të Letonisë, dhe në Bruksel të Belgjikës, trajnime këto të organizuara nga Shoqata Evropiane e Anesteziologjisë.
Aktualisht është Prodekan për Shëndetësinë Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.
Profesor në lëndët “Anesteziologji dhe Reanimacion” dhe në lëndën “Mjeksësia Urgjente”, ku ligjëron dhe merr pjesë aktive në mbarëvajtjen e ushtrimeve klinike në këto dy lëndë, në dy drejtimet Mjekësi të Përgjithshme dhe Stomatologji.
Është anëtar me të drejta të plota i Shoqatës Evropiane të Anesteziologjisë, dhe Shoqatës Evropiane për Menagjimin e Rrugëve të frymëmarrjes.