Fakulteti i Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës, ketë muaj fillon me ciklin e ligjëratave nga mjekë shqiptarë, që punojnë në mënyrë të suksesshme jashtë vendin, nëpër vendet e Evropës Perëndimore dhe në SHBA.
Ligjëratat do mbahen online, nga vendet e qëndrimit të ligjëruesve, ose kur ata janë prezent fizikisht në Kosovë, ligjërata do mbahet në amfiteatrin Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë - QKTM. Të gjitha ligjëratat do të transmetohen online përmes platformës së Qendrës Kombëtarë të Telemjekësisë së Kosovës.
Ligjërata e parë do mbahet më 28.01.2020, ora 11:00 në QKTM, nga:
Dr. Ekrem Maloku
Neuropatolog klinik nga New York University Langone Health and Grossman School of Medicine, NY, USA-