Njoftim lidhur me provimin pranues në studimet e Doktoratës 2020/21

20 Nëntor 2020
SHARE


Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në programet e doktoratës së Fakultetit të Mjekësisë në konkursin nr. 2/262, datë 23.10.2020, i publikuar me datë 02.11.2020 për pranim të studentëve në nivelin e studimeve të doktoratës për vitin akademik 2020/21, se provimi pranues do të mbahet më 23.11.2020, duke filluar nga ora 12:00. Informata shtesë për sallat e mbajtjes së provimit pranues do të publikohen të hënën në hapësirat e Dekanatit të ri të Fakultetit të Mjekësisë dhe në webfaqen e Fakultetit.