Të nderuar studentë dhe të diplomuar të UP-së,
Ju interesojnë kriteret e tregut të punës në fushën e studimit Tuaj?
Dëshironi të dini më shumë për përgatitjen e mirëfilltë të dokumenteve për aplikim? Ju intereson çfarë vlerësojnë punëdhënësit në intervistë pune?
Tako virtualisht drejtorët ekzekutiv dhe menaxherët e burimeve njerëzore të nëntë institucioneve pjesëmarrëse dhe përfito nga këshillat që do të ofrojnë ata për përgatitjen Tuaj sa më të mirë për tregun e punës.
Kur: 23 – 25 nëntor 2021
Ku: në platformën “Meet”
Kuptoni çfarë të përfshini në CV kur nuk keni përvoje pune, cfarë e përbën një letër motivimi të mirë, sjelljet korrekte gjatë intervistës dhe pergatitjet e nevojshme, ndikimi në punësim i postimeve Tuaja në rrjete sociale, rëndësia e vullnetarizmit dhe punës praktike, kriteret e tregut të punës, shembuj konkret nga puna e punëdhënësve me punëkërkues e gjithashtu edhe storie suksesi.
Konfirmoni pjesëmarrjen duke plotësuar format e aplikimit të cekura tek emri i institucionit pjesëmarrës.
Afati për aplikim: 21 nëntor 2021
--
Qendra për Zhvillim të Karrierës
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Adresa: Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Kati i I-rë
Tel: 038/ 248 925
248 926
Bëhu adhurues i faqes tonë në Facebook dhe Instagram!
facebook.com/qzhkunipr
instagram.com/qzhk.up
Qendra për Zhvillim të Karrierës është njësi e Zyres për Zhvillim Akademik në UP. Misioni i saj është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit dhe udhëzimit në karrierë. Përfituesit e shërbimeve të QZHK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e UP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës u ofron punëdhënësve: shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me honorar dhe praktikës për studentë, prezantimin e kompanive dhe promovimin e mundësive për punësim dhe punë praktike në institucionin përkatës si dhe ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës.