Leter ngushëllimi familjes se Prof. Dr. Beqir Lupçit

14 Qershor 2022
SHARE

E nderuar familje e Prof. Dr. Beqir Lupçit,

Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për vdekjen e Prof. Dr. Beqir Lupçi.

Ky është një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Fakultetit të Mjekësisë dhe Degën e Stomatologjisë, përkatësisht Katedrën e Ortodoncisë, në veçanti.

Prof. Dr. Beqir Lupçi ishte doajen i stomatologjisë Kosovare, i cili udhëheqi Klinikën dhe Katedrën e Ortodoncisë në Degën e Stomatologjisë, të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Hasan Prishtina” deri në pensionimin e tij në vitin 2004.

Të gjithe ne, kolegët dhe studentët e tij, e kujtojmë si një shembull i shkëlqyer, i një profesori me intergritet të lart akademik, i një zotëriu gallant, gjentil dhe me kulturë të lartë.

Ne, menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Mjekësisë ju shprehim ngushëllime të sinqerta, juve familjes së Prof. Dr. Beqir Lupçit.

Nuk keni humbur vetëm ju bashkëshortin, babanë dhe familjarin tuaj, por edhe i gjithë Fakulteti i Mjekësisë, një profesor të çmuar.

I nderuar Prof. Beqir, u prehsh në paqë!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr. Beqir Lupçin!

 

Me respekt,

Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu

Dekane