Prof. ass. Valdet Uka, përfitues i bursës post-doktorale “Marie Skłodowska-Curie Actions (MSCA)”

29 Nëntor 2022
SHARE

Profesori i Degës së Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë, Prof. ass. Valdet Uka, është përfitues i bursës post-doktorale “Marie Skłodowska-Curie Actions (MSCA)” për thirrjen e vitit 2021. Vlenë të cekët se MSCA është mundësia më prestigjioze për hulumtime post-doktorale që ofrohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të platformës “Horizon Europe”. Poashtu, kompeticioni për projektet MSCA realizohet në nivel global, pa kuota specifike për regjione të caktuara, dhe varësisht nga viti ka një shkallë të pranueshmërisë 10-15%. Dr. Uka, hulumtimin e tij do ta realizoj në Universitetin e Teknologjisë së Dresdenit (Technische Universität Dresden – TUD) nën mbikqyrjën e Prof. Tobias A. M. Gulder. Prof. Gulder është ndër emrat e rrespektuar në fushën e hulumtimit të produkteve natyore dhe njëherit editor kryesor në revistën më të mirë të fushës “Natural Product Reports”. Gjatë këtij hulumtimi Dr. Uka, do t’i zgjeroj njohuritë e tij në teknologjitë më të fundit biomolekulare për të eksploruar potenacialin e burimeve natyrore siç janë kërpudhat endofite në prodhimin e komponimeve bioaktive me aplikim mjekësor. Në kuptim më të gjerë të fjalës, të gjitha njohuritë, përvoja dhe rrjeta e bashkëpunëtorëve të fituara gjatë qëndrimit të tij kërkimor në TUD do ta ndihmojnë Dr. Ukën  që të kontribuojë edhe më tej në fuqizimin e kapaciteteve arsimore dhe kërkimore të Universitetit të Prishtinës. Gjithashtu, përmes këtij shembulli, inkurajojmë studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Prishtinës që t’i shfrytëzojnë këto mundësi unike të studimeve doktorale dhe post-doktorale që ofrohen në kuadër të programit MSCA dhe në përgjithësi nga platforma “Horizon Europe”.