Njoftim për mbrojtje publike të tezës së doktoratës për Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu

19 Shkurt 2023
SHARE

Njoftohen të gjithë të interesuarit se me datë 28.2.2023 (e martë), prej orës 13:00, në Fakultetin e Mjekësisë  (Salla e Këshillit), kandidatja Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu i nënshtrohet mbrojtjes publike të punimit të disertacionit, me titull: “Roli i raportit kalcium kreatininë në urinë krahasuar me proteinurinë dhe acidin urik në parashikimin e preeklampsisë”, me mentor Prof. Dr. Myrvete Paçarada, para komisionit profesional, në përbërje prej:

Prof. Ass. Dr. Brikene Dacaj Elshani - kryetar  i komisionit

Prof. Ass. Dr. Vlora Ademi Ibishi - anëtar i komisionit

Prof. Dr. Astrit Bimbashi - anëtar i jashtëm i komisionit (Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Republika e Shqipërisë)