Informatë për pjesëmarrje në seminare

24 Janar 2025
SHARE

Në takimin e menaxhmentit të FM-së me Dr. Bujar Gjikollin- udhëheqës  i  Kosova Open Medical Club (KOMC), u bisedua lidhur me  Projektin e Seminareve të Sazburgut  nga  Fondacioni Amerikano- Austriak (AAF) , si dhe Instituti i Hapur Mjekësor (OMI), projekt ky që implementohet që nga viti 2005.
Në këtë takim palët u dakorduan që të njohtohen specialistët dhe specializantët e interesuar për aplikim në  Projektin e AAF-OMI, i cili nënkupton:
• pjesëmarrje në seminare një javore në Salzburg, ku intenzivisht ligjërohet nga ekspertë amerikan dhe austriak,
• internship – observership: qëndrim njëmujor në spitalet e Austrisë,
• qasje në handbook online (seminaret e mbajtura në Salzburg inçizohen në CD dhe ato postohen në internet) dhe
• organizimi i simpoziumeve satelitore një ose dy ditore duke sjellur ekspert nga SHBA dhe Austria.

Aplikimi bëhet online, për specialistët dhe specializantët e interesuar me njohuri të mirë të gjuhës angleze përmes vegzës: https://www.openmedicalinstitute.org/seminars/