Simpoziumi Concha Colomer 2025

24 Janar 2025
SHARE

Me rastin e organizimit të Simpoziumit të 13-të Concha Colomer - “Communication for health promotion”me dt. 24.01.2025 në Prishtinë, menaxhmenti i FM-së priti në takim pune Prof. Paolo Contu-profesor i Shëndetit Publik dhe Promovimit të Shëndetit nga Universiteti Cagliari në Itali, i cili shoqërohej nga nikoqirja e simpoziumit Prof. Merita Berisha.
Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij simpoziumi, aktivitete këto që kanë për qëllim promovimin e shëndetit publik pëmes formatit interaktiv për pjesëmarrësit fizik, paralelisht me ata në mënyrë virtuale.
Poashtu, Prof. Paolo Contu ofroi mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen si për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, poashtu edhe për personelin akademik.