UDHËZIME PËR PËRGATITJEN E ABSTRAKTIT – KONFERENCA STUDENTORE

05 Maj 2025
SHARE

1.    STRUKTURA E ABSTRAKTIT
Abstrakti duhet të përmbajë këto pjesë të strukturuara:

-    Titulli: Duhet të jetë i qartë dhe konciz, duke reflektuar përmbajtjen e punimit (maksimumi 25 fjalë, pa shkurtesa).
-    Autorët dhe afilimet: Të gjithë autorët duhet të paraqiten me emër dhe mbiemër. Emri i institucionit ku punon secili autor duhet të shënohet. Profesori/asistenti është obligative të jetë bashkëautor.
-    Teksti i abstraktit për hulumtimet origjinale duhet të jetë i ndarë në pjesët vijuese:
-    Hyrje
-    Qëllimi i studimit
-    Materiali dhe Metodat
-    Rezultatet
-    Përfundimi
-    Teksti i abstraktit për prezantim rasti duhet të jetë i ndarë në pjesët vijuese:
-    Hyrje
-    Prezantimi i rastit
-    Përfundimi
2.    FIGURA (opsionale)
-    Autori mund të përfshijë një (1) figurë që mbështet rezultatet e prezantuara – kjo mund të jetë:
-    një tabelë,
-    një grafikon, ose
-    një fotografi klinike/diagnostike.

-    Figura duhet të jetë me rezolucion të mirë dhe të përfshihet brenda të njëjtit dokument Word, e vendosur pas tekstit të abstraktit, me mbishkrim përshkrues.
-    Figura nuk zëvendëson tekstin e kërkuar (nuk përjashton përshkrimin e rezultateve në formë të shkruar).
3.    KËRKESA TEKNIKE
-    Gjuha: Shqip
-    Gjatësia: Maksimum 300 fjalë (pa përfshirë titullin, autorët dhe mbishkrimin e figurës)
-    Fonti: Times New Roman, madhësia 12 pt
-    Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.5
-    Formati i dokumentit: Microsoft Word (.doc/.docx)
-    Emërtimi i dokumentit: Mbiemri_AutoriKryesor_TitulliShkurtuar.docx
4.    DORËZIMI I ABSTRAKTIT
-    Afati i fundit për dorëzim: 18.05.2025
-    Adresa e emailit për dërgimin e abstraktit: [email protected]
-    Në email, ju lutemi specifikoni:
-    Fushën e punimit (Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Fizioterapi, Infermieri)
-    Bashkangjitni: ID për studentët, diplomën për të diplomuarit (gjatë 2 viteve të fundit).
5.    VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA
-    Të gjitha abstraktet do të vlerësohen nga Komiteti Shkencor bazuar në kriteret: rëndësia shkencore, qartësia, struktura dhe origjinaliteti.
-    Vetëm abstraktet që i përmbahen kritereve do të pranohen për prezantim.
-    Autorët do të njoftohen për rezultatet deri më: 25.05.2025
6.    PUBLIKIMI
-    Abstraktet e pranuara do të përfshihen në Librin e Abstrakteve të konferencës.
 

Udhezime_Abstrakte_Konference_Mjekesi