📢 NJOFTIM PËR LIGJËRATË AKADEMIKE
Fakulteti i Mjekësisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një ligjërate nga profesori vizitor, Prof. Dr. Emir Haxhija, me temën:
“Trajtimi i frakturave te fëmijët”
📅 Data: 08 Maj 2025
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
📍 Vendi: Amfiteatri i Dekanatit të Ri, Fakulteti i Mjekësisë
Është një nder i veçantë për Fakultetin tonë të mirëpresim Prof. Dr. Emir Haxhiun, një emrër eminent në fushën e kirurgjisë pediatrike. Me përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe kontribute të rëndësishme në qendrat më të avancuara mjekësore në Evropë, prania e tij përbën një mundësi të shkëlqyeshme për të gjithë studentët dhe stafin akademik që ndjekin fushën e mjekësisë pediatrike, ortopedisë dhe kirurgjisë.
Tema që do të trajtohet është me interes të veçantë, duke ofruar njohuri të thelluara dhe praktike mbi trajtimin e frakturave tek fëmijët – një sfidë e përditshme për profesionistët e kësaj fushe.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të përfitoni nga përvoja dhe ekspertiza e profesorit vizitor.
🔹 Profili i ligjëruesit:
Prof. Dr. Emir Q. Haxhija, MD, PhD, FEBPS
Associate Professor of Pediatric and Adolescent Surgery
Medical University of Graz, Austri
Prof. Dr. Emir Haxhija është kirurg pediatrik i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të ndërtuar në disa nga institucionet më prestigjioze të Evropës. Ai ka përfunduar studimet dhe specializimet në Austri dhe Gjermani, dhe është anëtar i certifikuar i European Board of Pediatric Surgery (FEBPS). Aktualisht, mban pozitën e Profesorit të Asociuar në Universitetin Mjekësor të Graz-it, ku angazhohet në mësimdhënie, kërkime shkencore dhe praktikë klinike.
Prof. Haxhija është autor i dhjetëra publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare, dhe ka prezantuar punime në konferenca të ndryshme rreth botës. Me origjinë nga Kosova, ai ruan lidhje të ngushta me vendin dhe angazhohet vazhdimisht për përkrahjen dhe zhvillimin profesional të kolegëve në vend dhe rajon.