Takimi i parë i përbashkët për organizimin e Konferencës së Parë Studentore

28 Maj 2025
SHARE

Më 27 maj 2025, në sallën e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, u zhvillua takimi i parë i përbashkët i Këshillit Shkencor dhe Këshillit Organizativ të Konferencës së Parë Studentore të Fakultetit të Mjekësisë.

Ky takim shënoi hapin e parë konkret drejt organizimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme, e cila synon të nxisë dhe të mbështesë kërkimin shkencor në radhët e studentëve, duke e pozicionuar atë si një nga shtyllat themelore të zhvillimit akademik në Fakultetin tonë.

Gjatë takimit:

  • U diskutua rëndësia e Konferencës si një nismë që synon të shndërrohet në një traditë vjetore.
  • U prezantuan idetë kryesore mbi përmbajtjen, temat prioritare dhe formatin e Konferencës.
  • U bë ndarja e përgjegjësive ndërmjet anëtarëve të dy këshillave dhe u përcaktuan hapat e mëtejshëm organizativë.

Fakulteti i Mjekësisë falënderon të gjithë anëtarët për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë proces. Besojmë se përmes bashkëpunimit të ngushtë do të realizojmë një Konferencë studentore cilësore dhe mbresëlënëse, e cila do të krijojë një platformë të re për zhvillimin akademik të studentëve tanë.

📍Për më shumë informacione mbi Konferencën dhe mënyrën e përfshirjes së studentëve, qëndroni të informuar për njoftimet e radhës në webfaqen dhe kanalet tona zyrtare.