Në cilësinë e Dekanit të Fakultetit të Mjekësisë dhe në emër të menaxhmentit të FM-së, njoftojmë se, pas angazhimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit institucional me të gjithë përfaqësuesit studentorë pa dallim, është siguruar donatori për renovimin e Bibliotekës së Studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, si dhe të hapësirave mësimore në vertikalen e ndërtesës së ORL-së.
Me Vendim të datës 12.01.2026, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka aprovuar kërkesën për dhënien e lejes Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për fillimin e punimeve të renovimit të Bibliotekës së Fakultetit të Mjekësisë.
Në emër të menaxhmentit të FM-së dhe studentëve të mjekësisë, shprehim falënderim të veçantë për z. Halil Kastrati dhe Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë financiare për këtë projekt me rëndësi të veçantë akademike.
Po ashtu, falënderojmë Këshillin Drejtues të UP-së, menaxhmentin e Rektoratit, Parlamentin Studentor të UP-së dhe Këshillin Studentor të FM-së për kontributin dhe mbështetjen e dhënë ndër vite për realizimin e kësaj iniciative.
Urime të gjithëve për këtë arritje të përbashkët!