📢 NJOFTIM PËR PUNËTORI
Nga Koncepti në Praktikë: Transformimi i Ideve në Hulumtime në Fizioterapi
Të dashur studentë të nivelit Master të Fizioterapisë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës,
🤝 Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në punëtorinë e parë të organizuar në bashkëpunim ndërmjet Degës së Fizioterapisë, Fakulteti i Mjekësisë, të Universitetit të Prishtinës, Alumni të Fizioterapisë dhe iniciativës “Learning by Doing in Physio Research”.
📅 Detajet e aktivitetit
📆 Data: 27 qershor 2026
📍 Vendi: Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, UP
⏰ Koha: 09:00 – 16:00
👨🏫 Facilituesit e punëtorisë
Prof. asoc. Merita Qorolli
Dega e Fizioterapisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Me përvojë të gjerë në mësimdhënie, praktikë të bazuar në evidencë dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore në fizioterapi.
Fitim Sadiku, MSc, PT
Alumni i Universitetit të Prishtinës, me përvojë në hulumtime shkencore dhe aktualisht Komisioner në The Lancet Rheumatology dhe anëtar i grupit punues në ASAS-EULAR.
👨🏫Folës i ftuar: Prof. Asist. Dr. Tine Kovačič, profesor asistent në Departamentin e Fizioterapisë në Universitetin Alma Mater Europaea, (Maribor, Slovenia) do të prezantojë përvojën e tij në hulumtimet shkencore në fizioterapi dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në kërkim shkencor.
🎯 Qëllimi i Punëtorisë
Të avancohen aftësitë kërkimore të studentëve të fizioterapisë përmes udhëzimit praktik në procesin e transformimit të ideve në projekte konkrete kërkimore.
✅ Objektivat Specifike
🔹 Të kuptohet roli i hulumtimit dhe evidencës shkencore në fizioterapi.
🔹 Të kuptohet përdorimi i inteligjencës artificiale në hulumtim, përfitimet dhe kufizimet e saj.
🔹 Të identifikohen dhe zhvillohen idetë kërkimore.
🔹 Të njihen fazat kryesore të hartimit të një projekt-propozimi kërkimor.
🔹 Të forcohen aftësitë praktike për dizajnimin dhe zhvillimin e projekteve kërkimore në fizioterapi.
🛠️ Metodologjia e Punëtorisë
💡 Punëtoria do të zbatojë qasjen “Learning by Doing”, duke kombinuar sesione teorike dhe praktike me fokus në mësimin aktiv.
📚 Aktivitetet do të përfshijnë:
👩🏫 Prezantime interaktive
✍️ Punë individuale
👥 Punë në grupe
💬 Diskutime dhe reflektime
🤗 Ndarje përvojash profesionale
🚀 Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të zhvillojnë një draft kërkimor, duke kaluar nga identifikimi i idesë deri te hartimi i një projekt-propozimi kërkimor.
🌟 Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj mundësie të vlefshme për zhvillim akademik dhe profesional!
LINKU PËR REGJISTRIM: REGJISTROHU KËTU
